Pritja që kushton jetë: Gratë me kancer gjiri në Shqipëri, peng i sistemit shëndetësor

Pritja që kushton jetë: Gratë me kancer gjiri në Shqipëri, peng i sistemit shëndetësor

SPITALI ONKOLOGJIK TIRANË- Ishte nëntor, viti 2023, kur Vera* shkoi për të bërë kontrollin rutinë të gjirit. Ndryshe nga herët e tjera, ku ajo kthehej në shtëpi e qetë me përgjigjen se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, ajo ditë vjeshte ia ndryshoi jetën përgjithmonë. Mjeku, nga ekzaminimi, i konstatoi një masë në gji duke dyshuar kështu për tumor dhe i kërkoi të bënte një skaner për të shuar çdo pikëpyetje. Me tronditjen e një diagnoze të mundshme dhe frikën që përhapej me çdo minutë që kalonte, Vera nxitoi në Spitalin Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUNT) për të rezervuar një orar për ta bërë skanerin, por situata me të cilën u përball nuk ishte aspak optimiste. Siç kujton ajo, kur mori përgjigjen...