Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Lëvizja surprizë e Kurtit, ja çfarë pritet të ndodhë në Kosovë, pse Osmani do të ketë një detyrë delikate
Marsela SHYTIA Për herë të dytë, Lëvizja Vetëvendosje po tenton të krijojë një qeveri, kësaj radhe me Glauk Konjufcën si mandatar për kryeministër në Kosovë. Kjo rrokadë politike, që askush nuk e priste, dhe ka shkaktuar reagime të forta dhe të papritura. Kosova është tani duke shkelur në një terren të panjohur, me n shumë pikëpyetje dhe pasiguri mbi atë se si mund të formohet një qeveri që të ketë mbështetje të qëndrueshme në Kuvend. Glauk Konjufca, i propozuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka quajtur këtë një “kompromis të madh”, duke theksuar se partia e tij ka bërë hapin e parë për të kapërcyer pengesat politike, pasi propozon një kryeministër tjetër dhe jo Kurtin. Megjithatë, shumica e deputetëve shqiptarë dhe disa...