Eurodeputeti Terhes: SPAK-u në Shqipëri po përdoret për spastrim politik

Eurodeputeti Terhes: SPAK-u në Shqipëri po përdoret për spastrim politik

Eurodeputeti rumun Cristian Terheș ka dhënë një deklaratë të fortë në lidhje me situatën e drejtësisë në Shqipëri. Në një intervistë, Terhes u shpreh se struktura e antikorrupsionit në Shqipëri (SPAK) po rrezikon të përdoret si instrument për eliminimin e kundërshtarëve politikë dhe për goditjen e bizneseve të caktuara. Sipas eurodeputetit, Rumania ka kaluar një periudhë të ngjashme, kur fushata antikorrupsion, megjithëse nisi me synime të drejta, u përdor nga segmente politike dhe të shërbimeve të inteligjencës për qëllime selektive. “Nëse nuk do të isha njoftuar shpejt për atë që po ndodhte në Shqipëri, do të ishte shumë e vështirë për ata që nuk janë pjesë e delegacionit ndërparlamentar shqiptar të dinë të gjitha detajet që po ndodhin atje. Shikoni, Rumania ka qenë në një...