Gjykata Kushtetuese cakton seancën për TikTok, reagon AGSH: Moment i rëndësishëm për lirinë e shprehjes

Gjykata Kushtetuese cakton seancën për TikTok, reagon AGSH: Moment i rëndësishëm për lirinë e shprehjes

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese për caktimin e datës 16 dhjetor 2025, ora 10:00, për zhvillimin e seancës plenare publike lidhur me kërkesën e paraqitur nga AGSH dhe Balkan Investigative Reporting Netëork – Albania (BIRN). Edhe pse me një datë shumë të vonuar, duke pasur parasysh se kërkesa është ccuar prej muajit mars, ky është një moment i rëndësishëm për demokracinë dhe lirinë e shprehjes. Kjo kërkesë i drejtohet Gjykatës për shfuqizimin si antikushtetues të vendimit nr. 151, datë 06.03.2025 të Këshillit të Ministrave, që ndalon përkohësisht funksionimin e platformës “TikTok” në Shqipëri një vendim i cili, sipas nesh, cenon drejtpërdrejt lirinë e shprehjes dhe të drejtën e informimit, të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Konventa...