Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
SHBA-Kinë/ Mesazhe pozitive pas “armëpushimit” të liderëve Trump dhe Xi, Pekini vendos pezullimin e tarifës 24%
Kina ka vendosur të zgjatë pezullimin e tarifës shtesë prej 24% për importet e mallrave amerikane për një vit të plotë, duke lënë në fuqi tarifën e përgjithshme prej 10%, e cila do të nisë të vlejë më 10 nëntor, njoftoi Ministria e Financave kineze. Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të ministrisë, thuhet se: “Tarifa prej 24% për mallrat amerikane do të vazhdojë të pezullohet për një vit, ndërsa një tarifë prej 10% do të mbetet në fuqi.” Pekini gjithashtu njoftoi se, në përputhje me konsensusin e arritur gjatë konsultimeve ekonomike dhe tregtare dhe armëpushimin e arritur nga presidentët Donald Trump dhe Xi Jinping, do të ulë tarifat deri në 15% për disa mallra bujqësore amerikane, përfshirë sojën. Ky vendim shihet si...