Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Qarkullonte me automjet i armatosur në qytetin e Kukësit, pranga 30-vjeçarit
Është arrestuar një 30-vjeçar në Kukës, pasi qarkullonte me automjet i armatosur. Uniformave blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale P. V., 30 vjeç, banues në Kukës. Në kuadër të operacionit të koduar ‘Akulli’, u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe automjeti. Njoftimi: Finalizohet operacioni policor i koduar “Akulli”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me automjet, i armatosur, në qytetin e Kukësit, kapet dhe vihet në pranga 30- vjeçari. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe automjeti. Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte...