Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Analiza: A mund ta ndihmojë Moska Maduron e Venezuelës?
vladimir putin-Nicolas Maduro SHBA- Më 2019, Shtetet e Bashkuara mbështetën një udhëheqës opozitar që synonte ta rrëzonte Nicolas Maduron e Venezuelës. Rusia e kundërshtoi këtë përpjekje, duke ofruar ndihmë diplomatike dhe një dozë të vogël të mbështetjes ushtarake për një qeveri që mund të jetë partnerja më e rëndësishme e Moskës në Amerikën Latine. Maduro i mbijetoi krizës kur thirrja e Juan Guaidos për kryengritje ushtarake dështoi si dhe përpjekja e tij për të marrë pushtetin nuk pati sukses – lehtësim i madh për Rusinë dhe një goditje për SHBA-në, që e konsideron Maduron udhëheqës të jashtëligjshëm. Gjatë mandatit të parë si president i SHBA-së, Donald Trump, e njohu Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës në janar të vitit 2019. Përderisa rrethanat sot janë shumë...