Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Projekt-buxheti 2026, sa do jenë fondet për pensionet, shëndetësinë dhe bashkitë
Qeveria programon në buxhetin 2026, 823 miliardë lekë të ardhura të cilat janë 6.8% më të larta se buxheti fillestar 2025 dhe 6.8% më shumë se akti i fundit normativ. Shpenzimet buxhetore janë 887 miliardë lekë ose 8,9 miliardë euro, me rritje 6.7% në krahasim me aktin e fundit normativ. Deficiti buxhetor është parashikuar 63 miliardë lekë nga 61 miliardë në aktin e fundit normativ. Programimi i të ardhurave për vitin 2026 mbështet synimet e Ministrisë së Financave për rritjen e të ardhurave, si dhe mbajtjen nën kontroll të deficitit buxhetor dhe borxhit publik. Ky program bazohet në përmirësimin e administrimit fiskal dhe minimizimin e informalitetit në ekonomi, si dhe në faktorët që do të ndikojnë në këtë periudhë dhe risqet e mundshme që mund...