Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Konferenca e Kryetarëve mblidhet për kërkesat e PD-së/ Diskutohet projektbuxheti i vitit 2026
Sot në orën 14:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Sipas rendit të ditës do të diskutohen një sërë projektligjesh dhe do të shqyrtohen kërkesat e PD-së për mocionin me debat lidhur me fondet e IPARD-it, raportin final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet dhe për shkarkimin e Presidentit të Republikës Bajram Begaj. 1. Prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2026” nga ministri i Financave. 2. Shqyrtimi i projektkalendarit të veçantë për shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2026”. 3. Shqyrtimi i projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 10 nëntor – 19 dhjetor 2025. 4. Shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 10 nëntor – 28 nëntor 2025. 5. Shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike...