Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Rama dhe Gonzato konferencë të përbashkët sot në Kryeministri
Silvio Gonzato-edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, do të mbajnë sot një konferencë të përbashkët për shtyp. Konferenca, e cila vjen një ditë pasi Bashkimi Europian publikoi progres-raportin për vendin tonë, do të mbahet në ambientet e Kryeministrisë, në orën 11:00. Nuk dihen më shumë detaje, ndërsa burime bëjnë me dije se Ambasadori i BE-së pritet t’i dorëzojë kryeministrit Rama progres-raportin e Komisionit Europian 2025. Ditën e djeshme, BE publikoi progresi raportin për Shqipërinë për vitin 2025. Raporti vlerëson hapat e ndërmarra në procesin e negociatave nga vendi ynë, luftën kundër korrupsionit dhe zgjedhjet e 11 majit. Në raport, Shqipëria vlerësohet si vend që ka përparuar në hapat drejt integrimit me hapjen e grupeve negociuese dhe në përfitimet e Planit të Rritjes....