Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Tragjedi në Bosnje-Hercegovinë, zjarri në azilin e pleqve u merr jetën të paktën 10 personave
Një zjarr në një azil pleqsh në pjesën verilindore të Bosnje-Hercegovinës, në Tuzla, ka shkaktuar vdekjen e 10 personave dhe plagosjen e 20 të tjerëve. Siç raportohet, ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, 4 nëntor, rreth orës 20:00, në katin e 7-të të ndërtesës. Mësohet se rreth 20 persona, përfshirë zjarrfikës, policë, punonjës mjekësorë, staf dhe banorë të shtëpisë, u dërguan në qendrën mjekësore për trajtim. “Sipas informacioneve paraprake, 10 të moshuar në Tuzla humbën jetën”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, teksa pritet hetim i plotë mbi ngjarjen. Kryetari i presidencës trepalëshe të Bosnjë-Hercegovinës, Željko Komšić, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe të plagosurve. Pamjet nga vendngjarja treguan flakët që dilnin nga dritaret e katit të sipërm të qendrës për kujdesin ndaj...