Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“PD me këtë kod zgjedhor është e humbur”, Arjan Ndoja: Duhet ndryshim i rregullave të lojës
Deputeti demokrat Arjan Ndoja deklaroi në emisionin Off the Record në A2 CNN, me Andrea Dangllin, se Partia Demokratike nuk mund të fitojë zgjedhjet me sistemin aktual zgjedhor, të cilin e cilësoi si “të ndërtuar për të mbajtur në pushtet Edi Ramën”. “Me këtë kod zgjedhor, PD është e destinuar të humbasë, pavarësisht sa i fortë të jetë aksioni opozitar. Po nuk ndryshove rregullat e lojës, loja është e humbur që në fillim,” u shpreh Ndoja. Sipas tij, fokusi i opozitës nuk duhet të jetë tek debatet e brendshme apo tek kërkesat për ndërrimin e kryetarit, por tek ndryshimi i sistemit elektoral dhe garantimi i zgjedhjeve të ndershme. “Në çdo emision dëgjon vetëm kush do udhëheqë PD-në, sikur aty qëndron problemi. Jo! Problemi është sistemi...