Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Çfarë po ndodh me jugun? Pas dorëheqjes së drejtorit të Vlorës, shkarkohet drejtori i Kadastrës së Sarandës
Pas vetëm pesë muajsh në detyrë, drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë, Ilir Çibuku, është shkarkuar nga posti. Në raportin e fundit, zyra e Sarandës është renditur ndër drejtoritë me numër të lartë ankesash dhe me vonesa të përsëritura në procedura. Pas largimit të Çibukut, detyra e drejtuesit të zyrës do të mbahet përkohësisht nga një punonjës i brendshëm, deri në emërimin e drejtorit të ri. Nderkohë ditën e sotme edhe Genc Deromemaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e kreut të Kadastrës së qytetit të Vlorës, vetëm katër muaj pas emërimit më 24 qershor 2025. Më herët Deromema ka qenë kreu i PD në Vlorë. Deromemaj ka qenë aktiv në Partinë Demokratike që prej vitit 2002, duke mbajtur poste të ndryshme, përfshirë drejtimin...