Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Tragjedi në Bosnje-Hercegovinë, shtëpia e të moshurave përfshihet nga flakët, 10 viktima e 20 të plagosur
Dhjetë njerëz e kanë humbur jetë dhe rreth 20 të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri që shpërtheu në katin e shtatë të një shtëpie pleqsh në Tuzlla mbrëmjen e së martës, thanë autoritetet në Bosnje. Viktimat janë banorë të shtëpisë dhe trupat e tyre do të dërgohen për identifikim dhe autopsi, sipas autoriteteve. Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin. Kryetari i Bashkisë së Tuzllës, Zijad Llugaviq, ka thirrur takim të jashtëzakonshëm për sot në mëngjes, në të cilin do të paraqiten të dhëna rreth shkaqeve të zjarrit, numrit të viktimave dhe gjendjes së të lënduarve. Në një njoftim zyrtar disa orë pas zjarrit, shtëpia e pleqve konfirmoi numrin e të vdekurve dhe të lënduarve, dhe shtoi se të lënduarit...