Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Amerikan” në “Skampa”, një komedi e zezë bashkëkohore, që eksploron marrëdhëniet njerëzore, në situata ekstreme
“Amerikan” në skenën teatrore, një komedi e zezë bashkëkohore, që eksploron marrëdhëniet njerëzore, në situata ekstreme. Vepra e autorit Adam Seidel me regji nga Ina Morinaj në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan. Mbrëmjen e 3 nëntorit në teatër, publiku i pranishëm për shfaqjen teatrore “Amerikan” përjetoi një udhëtim të guximshëm artistik, ku komedia e zezë thuhet nga teatri, u bë pasqyrë e marrëdhënieve njerëzore dhe e së vërtetës, që shpesh fshihet pas maskave tona të përditshme. “Shfaqja “Amerikan” solli në skenë tension, humor, absurditet dhe emocione të forta, duke mbajtur sallën të përfshirë deri në minutën e fundit. Publiku reagoi fuqishëm, me të qeshura, heshtje domethënëse dhe duartrokitje të gjata, një reflektim i takimit të suksesshëm midis artistëve dhe spektatorit”, thuhet rreth shfaqjes teatrore....