Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Lubonja: Korrupsion në të gjitha nivelet, drejtësia duhet të shkojë deri te kreu i qeverisë
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe hetimin nga SPAK ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Sipas Lubonjës, rasti ngre shumë pikëpyetje serioze për integritetin e qeverisë dhe përgjegjësinë politike të kryeministrit. “Ka shumë pikëpyetje rreth këtij rasti. Akuza ndaj Ballukut për 50 milionë euro të marra, njeriu dy i qeverisë, në një farë mënyre e zhvesh fare lakuriq kryeministrin në kuptimin e asaj që thotë ‘hanë kumbulla pas meje’. Tani del dhe kjo dhe është shumë për t’u mbrojtur. Moralisht është e rëndë për qeverinë,” u shpreh Lubonja. Ai shtoi se nëse pretendimet për përfitime korruptive janë të vërteta, atëherë kemi të bëjmë me korrupsion politik në nivelet më të larta të qeverisjes. “Unë sot ngre pyetjen kryesore: Balluku...