Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Avioni që transportonte postën në SHBA rrëzohet pak pas ngritjes në ajër, 3 të vdekur dhe 11 të plagosur (VIDEO)
Një avion transporti i UPS, që po transportonte tre anëtarë ekuipazhi, u rrëzua pak pasi u ngrit nga aeroporti pranë Louisville, Kentucky, pak pas orës 5 pasdite, koha lokale. Një shtullungë e madhe tymi të zi u ngrit jo shumë larg pistës në Aeroportin Ndërkombëtar “Louisville Muhammad Ali”. Guvernatori i Kentucky, Andy Beshear, tha se janë raportuar të paktën tre viktima dhe ai beson se “ai numër do të rritet.” Të paktën 11 lëndime janë konfirmuar, disa prej tyre “shumë të rënda.” Kryetari i Louisville, Craig Greenberg, tha pak para konferencës për shtyp të guvernatorit se kishte “disa të lënduar dhe zjarri ende nuk është fikur,” duke shtuar se qyteti ka “çdo agjenci emergjente që po përgjigjet në vendin e ngjarjes.” Guvernatori Andy Beshear tha...