Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Bllokadë për kinezët në tregun e pasurive të patundshme në Florida
Një gjykatë apeli në SHBA i dha të mërkurën Floridës dritën jeshile për të zbatuar një ligj që ndalon qytetarët kinezë të blejnë pasuri të paluajtshme dhe tokë, duke hedhur poshtë pretendimet se ky ligj shkel ligjin federal dhe nxit diskriminimin ndaj aziatikëve. Vendimi, me shumicë votash 2-1, u mor nga Gjykata e Apelit e Qarkut të 11-të me seli në Atlanta dhe mund të inkurajojë shtete të tjera të miratojnë ligje të ngjashme — praktika që dikur ishin të zakonshme në SHBA, por u shfuqizuan gati një shekull më parë. Aktualisht, më shumë se 30 shtete amerikane po shqyrtojnë ose kanë miratuar ligje që kufizojnë të drejtat e pronësisë së huaj. Gjykata vendosi se qytetarët kinezë që kundërshtuan kushtetutshmërinë e ligjit, të përfaqësuar nga...