Rama flet sërish për SPAK: Po vepron pa parë majtas apo djathtas, ndaj nuk pranojmë leksione kundër korrupsionit

Rama flet sërish për SPAK: Po vepron pa parë majtas apo djathtas, ndaj nuk pranojmë leksione kundër korrupsionit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, foli sot përmes një videokonference në Samitin e Zgjerimit, për Euronews, ku sërish u ndal te puna e SPAK. Rama tha se ky institucion i pavarur i drejtësisë po vepron pa parë majtas apo djathtas, e për këtë nuk mund të pranojnë leksione kundër korrupsionit. “Shqipëria po bën diçka të paparë dhe unike në të gjithë rajonin, reformën tonë në drejtësi dhe njohjen nga ana jonë, jo vetëm “de jure”, por dhe “de facto” të pavarësisë së drejtësisë dhe veprimtaria e plotë e strukturës së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka krijuar praktikisht në Shqipëri dhe për Shqipërinë, shembullin se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon shumë përtej fjalëve. Shumë përtej sipërfaqeve, shkon shumë thellë dhe është...