Lubonja: Balluku e pandehur për korrupsion politik, qeveria ka rënë moralisht

Lubonja: Balluku e pandehur për korrupsion politik, qeveria ka rënë moralisht

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Log” ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe hetimin nga SPAK ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Sipas Lubonjës, rasti ngre shumë pikëpyetje serioze për integritetin e qeverisë dhe përgjegjësinë politike të kryeministrit. “Ka shumë pikëpyetje rreth këtij rasti. Akuza ndaj Ballukut për 50 milionë euro të marra, njeriu dy i qeverisë, në një farë mënyre e zhvesh fare lakuriq kryeministrin në kuptimin e asaj që thotë ‘hanë kumbulla pas meje’. Tani del dhe kjo dhe është shumë për t’u mbrojtur. Moralisht është e rëndë për qeverinë,” u shpreh Lubonja. Ai shtoi se nëse pretendimet për përfitime korruptive janë të vërteta, atëherë kemi të bëjmë me korrupsion politik në nivelet më të larta të qeverisjes. “Unë...