Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Axhenda e Superiores, pesë ndeshjet ndahen në tre ditë
Java e 11 e Superiores sheh të 5 ndeshjet e elitës së futbollit në vendin tonë të shpërndahen në tre ditë, teksa do të ketë sfida shumë të rëndësishme mes skuadrave që janë në katërshen e parë aktualisht. Ndeshjet fillojnë me duelin mes Bylisit dhe Flamurtarit që zhvillohet të premten në orën 17:00 në Vlorë, pasi ekipet këmbyen stadiumet në fazën e parë të kampionatit meqë impianti i vlonjatëve nuk ishte gati. Të shtunën luhet fillimisht ndeshja me Tiranës dhe Vorës në drekë në kryeqytet, ndërsa më pas në darkë Vllaznia pret Dinamon në një duel të ethshëm mes dy rivalësh për titullin. Të dy ndeshjet e të dielës luhen në orën 17:00, me Teutën që pret Partizanin, si dhe me sfidën tjetër brenda katërshes...