Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“E bëri nga xhelozia”/ Vrau 13-vjeçaren, gjykata dënon me 17 vite burg adoleshentin, flet nëna: Instinkti më tha…
Gjykata për të mitur në Bolonjë ka dënuar me 17 vite burg një 16-vjeçar të akuzuar për vrasjen e shqiptares Aurora Tila, 13-vjeçares që humbi jetën pasi ra nga ballkoni i apartamentit të saj në katin e shtatë në Piacenza, më 25 tetor 2024. I pandehuri, i cili kishte pasur një lidhje me viktimën, e cila më vonë e kishte ndërprerë marrëdhënien, u gjykua me procedurë të shkurtuar, çka i siguron një ulje të një të tretës së dënimit. Prokurori kishte kërkuar 20 vite e 8 muaj burg, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar shfajësimin e plotë. Sipas akuzës, të cilën Gjykata e pranoi, ishte pikërisht i riu, atëherë 15 vjeç, ai që e shtyu Auronën nga ballkoni pas një zënke. Kur vajza ishte përpjekur të mbahej...