EKSKLUZIVE: Ja kush do jetë drejtori i ri i Kadastrës së Sarandës (EMRI)

EKSKLUZIVE: Ja kush do jetë drejtori i ri i Kadastrës së Sarandës (EMRI)

Pas një periudhe me performancë të vlerësuar si të dobët, drejtori i Kadastrës së Sarandës, Ilir Çibuku, është shkarkuar nga detyra. Burime për SarandaNews bëjnë me dije se pasuesi i tij do të jetë Klajdi Çeliku, i cili pritet të marrë zyrtarisht detyrën në ditët në vijim. Çeliku vjen nga Tirana dhe ka një eksperiencë profesionale si auditues pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Qendrore (ASHK), duke sjellë me vete njohuri dhe përvojë të konsiderueshme në fushën e administrimit kadastral. Ky ndryshim vjen si pjesë e një procesi të brendshëm ristrukturimi në sistemin e kadastrës, me synimin për të përmirësuar efikasitetin dhe transparencën në shërbimet ndaj qytetarëve.