Gazetari tregon si Veliaj shpëtoi “për një fije” në Kushtetuese, çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura

Gazetari tregon si Veliaj shpëtoi “për një fije” në Kushtetuese, çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura

Pedagogu dhe gazetari Zylyftar Bregu tha se Veliaj nuk ka një problem procedurial, por dy probleme të mëdha, një penal dhe një politik. I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, Bregu u shpreh se të dyja këto beteja z. Veliaj i ka të humbura, pasi shtoi se Partia Socialiste e ka braktisur. Sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gazetari deklaroi se vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve, ka qenë 4-4. Vetëm në fund njëri prej tyre është tërhequr, duke e çuar vendimin në 5 pro dhe 3 kundër, në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës. Sipas pedagogut, SPAK caktoi masën “arrest me burg” për Veliajn, në...