Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Veliaj shpëtoi ‘për një fije’ në Kushtetuese”, pedagogu zbulon prapaskenat: Ja çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura
Pedagogu dhe gazetari Zylyftar Bregu tha se Veliaj nuk ka një problem procedurial, por dy probleme të mëdha, një penal dhe një politik. I ftuar në një studio televizive, Bregu u shpreh se të dyja këto beteja z. Veliaj i ka të humbura, pasi shtoi se Partia Socialiste e ka braktisur. Sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gazetari deklaroi se vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve, ka qenë 4-4. Vetëm në fund njëri prej tyre është tërhequr, duke e çuar vendimin në 5 pro dhe 3 kundër, në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës. Sipas pedagogut, SPAK caktoi masën “arrest me burg” për Veliajn, në mënyrë që të mos...