Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
‘Rezultate të dobëta në punë’! Shkarkohet nga detyra drejtori i ASHK Sarandë, Ilir Çibuku
FOTO ILUSTRUESE SARANDË-Pas vetëm pesë muajsh në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Sarandë, drejtori Ilir Çibuku është shkarkuar nga detyra. Vendimi është firmosur nga Drejtoresha e Përgjithshme e ASHK-së, Lorena Goxhobelli. Shkarkimi i Çibukut mësohet se ka ardhur për shkak të rezultateve të dobëta në punë. Pas largimit të Çibukut, në krye të ASHK Sarandë është komanduar përkohësisht një punonjës i brendshëm i institucionit, deri në emërimin e drejtorit të ri./ZËRI