“I shërben kryeministrit”/ Gazetari ‘sulmon’ hapur Presidentin: Begaj vasal i Ramës

“I shërben kryeministrit”/ Gazetari ‘sulmon’ hapur Presidentin: Begaj vasal i Ramës

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në një emision televiziv, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt. Sipas Kokës, ky vendim konfirmon se presidenti Bajram Begaj ka marrë një akt antikushtetues për llogari politike. “Sot kemi një president që mori një vendim antikushtetues, jo për keqllogaritje, por për llogari politike. Ai nuk është më president i Republikës, por shërbëtori dhe vasali i Edi Ramës,” deklaroi Koka. Gazetari shtoi se me këtë vendim është plotësuar një nga pikat e padisë për shkarkimin e presidentit, që opozita ka paralajmëruar. Koka theksoi gjithashtu se vendimi i Kushtetueses i garanton Veliajt qëndrimin në detyrë deri në vitin 2027, por sipas tij, kryebashkiaku mund ta përfundojë mandatin edhe nga burgu. “Një nga arsyet pse Veliaj...