Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shkarkohet nga detyra drejtori i AKSH Sarandë, zbardhet shkaku
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli ka shkarkuar nga detyra drejtorin e AKSH Sarandë Ilir Çibuku. Shkarkimi i Çibukut mësohet se ka ardhur për shkak të rezultateve të dobëta në punë. Çibuku ishte në krye të Kadastrës në Sarandë që prej muajit qershor.