Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Situatë e paprecedentë”/ Veliaj fitoi në Kushtetuese, komenton deputetja: Çorba po gatuhet
Jorida Tabaku, deputetja e Partisë Demokratike për Tiranën, ka komentuar vendimin për Veliajn nga Gjykata Kushtetuese këtë të hënë. Tabaku, e ftuar në një studio televizive, ka thënë se ky vendim, sipas saj, nuk shpreh interesin për fatin e Erion Veliajt, sepse, Veliaj duhet të qëndrojë në burg. Tabaku thotë se shqetësimi, sipas saj, janë qytetarët e Tiranës. “Edhe si situatë është e paprecedent. Kemi ende dhe kemi pasur anormalitete të tilla në drejtimin e bashkive. Veliaj nuk duhet të ishte kryetar bashkie. Qeveria është duke përjetuar çorbën që gatuajti vetë. E mbajtën Veliajn aq sa e mbajtën dhe pastaj e shitën ashtu si donin ta shisnin. Me një dekret që rezultoi antikushtetues. Nuk më intereson fare kjo, se Erion Veliaj është tipiku i socialistëve,...