“Dosja e tij, peshë e rëndë”/ Vendimi i Kushtetueses, reagon Gjikondi: Moralisht ka rënë, janë të sëmurë pas kolltukut

“Dosja e tij, peshë e rëndë”/ Vendimi i Kushtetueses, reagon Gjikondi: Moralisht ka rënë, janë të sëmurë pas kolltukut

Prej muajit shkurt, Veliaj ndodhet pas hekurave ndërkohë që mban pas vetes me shumë ‘sakrificë’ edhe postin e kryetarit të Bashkisë, një post më tepër formal në një qytet kaotik që më shumë se kurrë ka nevojë për drejtim. Juristja Brizida Gjikondi tha se dosja e Veliajt është bërë publike dhe se askush nuk flet për 13 veprat e tij penale. Më tej, Gjikondi shtoi se të tillë persona janë ‘të sëmurë’ pas kolltukut dhe vuajnë nga deliri i madhështisë. “Dosja e tij është bërë publike dhe nuk flitet askund për 13 veprat penale, është një peshë e rëndë politike. Ai hedh gurin në lumë dhe të gjithë ndjekin gurin. Që nga momenti që ka këto akuza të rënda, moralisht ka rënë. Ai mendon që...