Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Sindikata e Punëtorëve proteston para ‘Camp Nou’
Barcelona pritet të përballet sërish me kritika të forta për ndërtimin e “Camp Nou”, pas protestave të reja mbi punimet për rinovimin e stadiumit. Në vitin 2023, klubi ishte kritikuar për përdorimin e praktikave të paligjshme të punës, por kishte premtuar se po korrigjonte situatën. Tani, grupi turk i ndërtimit Limak, i cili ka marrë më parë kritika për shkelje mjedisore dhe të drejtave të punëtorëve, është sërish në qendër të vëmendjes. Sindikata “Confederation Syndicate of Labour Commissions” (CCOO) protestoi këtë të mërkurë përpara “Camp Nou”, duke ngritur alarmin mbi punën e migrantëve të pa dokumentuar, që punojnë në kushte të paligjshme. Kreu i CCOO, Carlos del Barrio, tha se rreth 50 punonjës janë të prekur. “Disa prej tyre kanë punuar 12 orë në ditë,...