Rama në Samitin e Zgjerimit të BE-s: Jemi i vetmi vend me AI në korpusin ligjor! Puna e SPAK unike

Rama në Samitin e Zgjerimit të BE-s: Jemi i vetmi vend me AI në korpusin ligjor! Puna e SPAK unike

Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë virtualisht në Euronews EU Enlargement Summit, samiti i Zgjerimit në Euronews. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se brenda vitit 2030,Shqipëria do jetë në tryezën e Bashkimit Europian, falë reformave të thella që po ndodhin në vend Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për ministren e Inteligjencës Artificiale, Diellën, duke theksuar se Shqipëria është i vetmi vend kandidat që ka përdorur gjerësisht AI, veçanërisht në fushën e legjislacionit, për të përshpejtuar proceset administrative dhe ligjore. Sipas Ramës, Shqipëria po e përdor inteligjencën artificiale gjatë negociatave dhe kjo është një nga arsyet pse Tirana zyrtare është më e shpejta në këtë proces. “Brenda 27 synojmë të kemi sistemin e plotë të bazuar në Ai të prokurorimeve publike. Keni dëgjuar...