Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“U bënë 6 rrugë që nuk ecin”/ Si dështoi trafiku i 4 tonëve drogë mes Dervishajt dhe Alibejt, zbardhen bisedat
Në emisionin “Në Shënjestër”, u publikuan të dhëna dhe për të tjerë koka të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilët bashkëpunuan me “të fortin” e Durrësit Plarent Dervishaj për të kaluar tonelata droge nga Amerika e Jugut. “Shumë ngarkesa të fshehura në paleta druri janë sekuestruar nga policia në Mbretërinë e Belgjikës. Një ndër këto ngarkesa me 813 pako lëndë narkotike i përkiste edhe Ermir Ndreaj, i njohur si ‘Cinco’, ngarkesë që vinte nga Ekuadori. “Në Shënjestër” publikoi dhe të dhëna nga dosja e SPAK ku provohet se ngarkesa me pllaka druri ardhur nga Ekuadori, që ka mbërritur më datë 29 prill në Portin e Anversës, ku pas skanimit u gjetën dy paleta me peshë totale 989 kg lëndë nartotike, i përkasin shtetasve Plaurent Dervishaj...