Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Kurti për incidentin në veri: Sulmet e Serbisë kanë për qëllim disiplinimin e serbëve
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se në bazë të informacioneve që ka, qytetari serb në Leposaviq, që autoritetet thanë se u plagos dhe u rrëmbye nga Xhandarmëria serbe – u sulmua sepse “është kundërshtar i politikave dhe i regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç”. Policia e Kosovës njoftoi më 3 nëntor se M.V., shtetas i Kosovës, dyshohet se më 1 nëntor u plagos dhe u rrëmbye në territorin e Kosovës në brezin kufitar me Serbinë, duke shtuar se sipas dëshmitarëve ai është transportuar më pas në një spital në Nish. Kurti tha se sipas informacioneve, ky rast ka ndodhur brenda territorit të Kosovës. “Është e qartë që fqinji ynë verior po vazhdon me sulmet e veta që kanë për qëllim disiplinimin...