Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Analiza e REL-it: Çfarë dihet për personin që, sipas Kosovës, u rrëmbye nga Xhandarmëria serbe?
Një person mashkull me inicialet M.V., për të cilin Policia e Kosovës njoftoi më 3 nëntor se kishte marrë informacione se ishte plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria e Serbisë në territorin e Leposaviqit, thuhet se punonte në Byronë Kosovare të Sigurimit në vendkalimin kufitar Jarinje, në veri të Kosovës. Radio Evropa e Lirë konfirmoi nga disa burime se bëhet fjalë për Millan Vukashinoviqin nga Leposaviqi – një prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Fillimisht, edhe avokati serb, Ivan Niniq, shkroi në rrjetin social X se Millan Vukashinoviq ishte plagosur rëndë në një shkëmbim zjarri në fshatin Jellakcë pranë Leposaviqit dhe se mjekët po luftojnë për jetën e tij në Qendrën Klinike Universitare në Nish. Ky fshat ndodhet në komunën e Leposaviqit,...