Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë në Kosovë

Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka mandatuar Glauk Konjufcën nga Lëvizja Vetëvendosje, për të formuar Qeverinë e re të Kosovës. Sipas Kushtetutës, mandatari ka afat 15 ditë për t’i prezantuar Kuvendit përbërjen e re të ekzekutivit që duhet të marrë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve për t’u zgjedhur. Në një konferencë për media, Osmani tha se sot zhvilloi takime edhe me krerët e partive të tjera më të mëdha, të cilët i thanë se nuk dëshirojnë të propozojnë mandatar. Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti më herët gjatë ditës e propozoi Konjufcën për mandatar për Qeverinë e re të Kosovës, duke dërguar emrin e tij për mandatim te presidentja. Konjufca tha se dëshiron bashkëpunim me partitë shqiptare të përfaqësuara në Kuvend,...