Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Tabaku: Buxheti i shtetit ndryshon çdo muaj, paaftësi e qeverisë
Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për buxhetin faktik të vitit, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka ngritur shqetësimin se qeveria ka dështuar të zbatojë një programim afatmesëm buxhetor, duke i dhënë të drejtë gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH). “Sot nuk ka më një programim të qartë dhe afatmesëm të buxhetit të shtetit,” u shpreh Tabaku. “KLSH ka evidentuar se qeveria miraton një buxhet në fillim të vitit, por në fund ai ndryshon përmes një sërë aktesh normative, duke humbur çdo lidhje me planifikimin fillestar.” Deputetja opozitare theksoi se, sipas raportit të KLSH, rreth 20% e shpenzimeve kapitale realizohen në ditët e fundit të vitit, çka tregon mungesë të theksuar eficience dhe planifikimi nga Ministria e Financave. “Si mund të quhet...