Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Hetimi për Tunelin e Llogarasë/ Bardhi publikon mesazhet e Ballukut me Evis Berberin
Gazment Bardhi dhe Belinda Balluku TIRANË-Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar sot dy fragmente nga dosja hetimore e SPAK në ngarkim të Belinda Ballukut dhe pesë zyrtarëve, të gjithë të akuzuar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” lidhur me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Konkretisht Bardhi ka publikuar nga dosja hetimore një bisedë mes Ballukut dhe Berberit, ku zv.kryeministrja pyet për një ndryshim në procedurën e tenderit të hapur për tunelin e Llogarasë. Belinda Balluku: Nje pyetje Evis Berberi: Po Belinda Balluku: Kemi ndryshuar ne tek tuneli eksperienecen e objekteve te ngjashme Nga 5 vite ne 3???” Evis Berberi: Kerkoi Pellumbi te jete 3 nga 5 vitet e fundit Belinda Balluku: Po cne ? Kush e beri kerkesen...