E reja britanike vdiq gjatë zhytjes në Sarandë, babai: Autorin ta fusin në burg pjesën e mbetur të jetës!

E reja britanike vdiq gjatë zhytjes në Sarandë, babai: Autorin ta fusin në burg pjesën e mbetur të jetës!

Në Gjykatën e Sarandës nisi këtë të martë, procesi gjyqësor për vdekjen tragjike të 29-vjeçares britanike Rebecca Gannon, gjatë një zhytjeje nënujore më 20 gusht 2022 në ujërat e Sarandës. Në bankën e të akuzuarve duhet të ishte Sajmir Kushova, ish-instruktor zhytjeje, i cili akuzohet për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” sipas nenit 289 të Kodit Penal.  Por ndryshe nga shumica e proceseve, ky gjyq po zhvillohet në mungesë, pasi 47-vjeçari ndodhet në burg në Norvegji. Në seancën e parë, prokurorja Valbona Maja paraqiti rrethanat e ngjarjes dhe kërkoi administrimin e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve të prokurorisë.  Ndërsa mbrojtja, e përfaqësuar nga avokati Rigels Dërvishi, kërkoi të administrohet një shkresë e Repartit RENEA, të pyetet eksperti i aktit të ekspertimit.  Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm babai...