Nga shembja e krahut lindor te ndryshimet e tjera në Shtëpinë e Bardhë, veprimet e Trump shkaktojnë polemika

Nga shembja e krahut lindor te ndryshimet e tjera në Shtëpinë e Bardhë, veprimet e Trump shkaktojnë polemika

Shtëpia e Bardhë, simboli historik i presidencës amerikane, po përjeton ndryshimin më të madh arkitektonik në më shumë se një shekull.  Pjesë të Krahut Lindor, ndërtuar në vitin 1902, janë shembur muajin e kaluar si pjesë e projektit të presidentit Donald Trump për të ndërtuar një sallë të re vallëzimi dhe një kolonadë të re gjigante — zhvillim që ka ngjallur reagime të forta në SHBA.  Pamje dramatike të publikuara nga terreni i Shtëpisë së Bardhë tregojnë makineri të rënda duke shembur Krahun Lindor – zonën që tradicionalisht strehonte Zonjën e Parë dhe stafin e saj.  Projekti, që parashikon një strukturë të re prej 90,000 metrash katrorë, synon të zëvendësojë hapësirën ekzistuese prej 55,000 metrash katrorë dhe të krijojë “sallën e vallëzimit më të bukur në botë”, sipas...