BE propozon një “periudhë prove” për anëtarët e rinj nga Ballkani, Marta Kos: Nuk dua të shihem si komisionerja që solli kalin e Trojës

BE propozon një “periudhë prove” për anëtarët e rinj nga Ballkani, Marta Kos: Nuk dua të shihem si komisionerja që solli kalin e Trojës

Shtetet e reja anëtare të BE-së mund të vendosen në një periudhë “prove” për disa vite dhe të përjashtohen nga blloku në rast të rrëshqitjes në standardet demokratike, sipas një propozimi që synon të qetësojë shqetësimet se anëtarët e rinj mund të ndjekin shembullin e Hungarisë pasi t’i bashkohen unionit. Të nxitur nga pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022 dhe dëshira për t’i përfshirë vendet e mbetura të Ballkanit Perëndimor, Komisioni Europian ka ringjallur procesin e zgjerimit që ishte pezull për më shumë se një dekadë. Por, ndonëse mbështesin zgjerimin e ndikimit rajonal të BE-së, disa kryeqytete janë kundër mundësisë që Ukraina, Moldavia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të shkelin rregullat e bllokut për demokracinë, lirinë e medias dhe pavarësinë e gjyqësorit pasi të...