Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
2 vite ‘mister’! Klaudio Myrtaj vdiq nga një plumb- Prokuroria italiane pushoi çështjen, familjarët: Nuk ishte vetëvrasje
Klaudio Myrtaj ITALI-Familja e Klaudio Myrtaj, një zdrukthëtar 34-vjeçar shqiptar i vrarë nga një të shtënë me armë zjarri në Vernante më 4 nëntor, dy vjet më parë (2023) vazhdon të hedhë poshtë hipotezën e vetëvrasjes. Prokuroria e mbylli çështjen vitin e kaluar, duke besuar se ishte një vetëvrasje ose ngjarje aksidentale, raportojnë mediat italiane. Familja e shqiptarit të ndjerë ka paraqitur një ankesë kundër pushimit të çështjes. Ishte pasdite e së shtunës, 4 nëntor 2023, kur trupi i vdekur i të riut shqiptar u gjet në punishten e zdrukthëtarisë në qytetin e muraleve të Pinocchio-s, në Via Umberto Primo, disa hapa larg Bashkisë. Ai vdiq disa orë më vonë në spitalin e Cuneo-s. Nga autopsia rezultoi se ai kishte një plagë plumbi në bark, nga...