Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
5 muaj në detyrë, Genc Deromemaj lë postin e kreut të Kadastrës së Vlorës
Kronikë E Martë, 4 Nëntor 2025 19:15 Vetëm 5 muaj qëndroi në krye të Kadastrës, Genc Deromemaj dhe mësohet se ka lënë detyrën e kreut të Kadastrës së Vlorës. Ndërkohë është ende e paqartë se pse u mor ky vendim. Kujtojmë që janë dhjetra drejtues që kanë dhënë dorëheqjen edhe më herët nga Kadastra e Vlorës. Dyshohet se kjo ka ndodhur për shkak të konflikteve dhe dosjeve problematike. Por nuk dimë nëse ky është rasti i Deromemaj.