Incident rrugor në aksin Lushnjë-Berat, shoferi i përfshirë ikën nga vendi i ngjarjes

Incident rrugor në aksin Lushnjë-Berat, shoferi i përfshirë ikën nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kasht-Bardhë, ku janë përfshirë dy mjete: një Volkswagen dhe një Mercedes Benz. Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka pasur të lënduar. Sipas policisë rrugore, mjeti tip Mercedes Benz, që udhëtonte nga Lushnja drejt Beratit, ka kaluar në korsinë përballë dhe ka përplasur Volkswagen-in. Pas përplasjes, ‘Benz-i’ ka përfunduar në trafikndarësen e hekurt, ndërsa drejtuesi i tij është larguar nga vendi i ngjarjes.