“Diella është shtatzënë me 83 fëmijë…”/ Rama: Jemi të vetmit që kemi përdorur AI në procesin e anëtarësimit

“Diella është shtatzënë me 83 fëmijë…”/ Rama: Jemi të vetmit që kemi përdorur AI në procesin e anëtarësimit

Gazetarja: Cila është ideja tjetër krijuese që vjen prej jush në rrugën drejt BE? Edi Rama: Jam i sigurt që keni dëgjuar që Diella është shtatzënë me 83 foshnja, duhet të presë të lindë këta bebe. Nuk është diskutuar shumë që jemi i vetmi vend në këtë proces që kemi përdorur AI, në korpusin ligjor duke e bërë procesin më të shpejtë, edhe në analizë e hartimin e përgatitjes së të gjithë paketave ligjore për tu miratuar në parlament. Po përpiqemi të vrapojmë sa më shumë të jetë e mundur duke përdorur AI por pa harruar kurrë se vendi ynë në europë së pari është i merituar.