Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ish-kreu i PD Vlorë Genc Deromemaj, largohet nga drejtimi i Kadastrës pas 5 muajsh
Pas vetëm pesë muajsh në krye të Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj ish-kreu i PD Vlorë ka vendosur të lërë detyrën. Vendimi është marrë prej tij pas një periudhe të shkurtër drejtimi në këtë institucion, ndërsa shkaqet e largimit mbeten ende të paqarta. Lajmi është konfirmuar për Euronews Albania pas një bisede telefonike të zhvilluar pak minuta më parë.