Kina nuk kursehet në dënime, ndëshkim me vdekje për pesë drejtues të mafies së famshme të Myanmarit

Kina nuk kursehet në dënime, ndëshkim me vdekje për pesë drejtues të mafies së famshme të Myanmarit

Një gjykatë kineze dënoi me vdekje pesë anëtarë të lartë të familjes mafioze Bai, pjesë e një rrjeti kriminal që drejtonte skema të mëdha mashtrimi dhe trafikimi, ndërsa 21 persona gjithsej u shpallën fajtorë për mashtrim, vrasje, lëndime dhe krime të tjera, njoftoi media shtetërore. Gjykata e Ndërmjetme Popullore e Shenzhenit dënoi me vdekje Bai Suocheng (patriarkun) dhe djalin e tij Bai Yingcang, si dhe tre të tjerë, Yang Liqiang, Hu Xiaojiang dhe Chen Guangyi. Vendimi vjen si pjesë e një fushate më të gjerë kineze për të shkatërruar rrjetet e mashtrimeve që veprojnë në Azinë Juglindore. Numri i të dënuarve: 21 anëtarë dhe bashkëpunëtorë të familjes Bai u shpallën fajtorë; dënime variojnë nga dënime me vdekje (5), dënime me vdekje me kusht (2), burgim...