Skandali i Bankers/ Ish-administratori Leonidha Çobo lirohet nga GJKKO

Skandali i Bankers/ Ish-administratori Leonidha Çobo lirohet nga GJKKO

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga burgu ish administratorin e Bankers, Leonidha Çobo. Kapitali ka mësuar se gjykata e ka gjetur të padrejtë arrestimin e ish administratorit të Bankers nga Prokuroria e Fierit duke urdhëruar lirimin e mënjehërshëm të tij dhe zbutjen e masës në arrest shtëpie. GJKKO ka vlerësuar se Çobo është hetuar në tre episode të tjera gjatë viteve 2020-2021 dhe nuk ka patur indicie për largimin e tij apo prishjen e provave. Ndaj gjykata e ka vlerësuar si të panevojshëm arrestin me burg. Çobo ishte hetuar në vitin 2020-2021 nga Prokuroria Fier për veprimet e administrimit të kompanisë Bankers, procedim i regjistruar mbi bazën e kallëzimet penal të vet Bankers, pas ndryshimit të pronësisë në vitin...