Shëndetësia në kolaps! KLSH tregon skandalet e ilaçeve dhe fondet e rimbursimit

Shëndetësia në kolaps! KLSH tregon skandalet e ilaçeve dhe fondet e rimbursimit

Pikërisht sot, ditën kur u njoftua arrestimi i Spartak Zekja, kreu i Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor i larguar pak ditë më parë nga ky post, – pasi akuzohet se është përfshirë në një skemë mashtrimi me ilaçet e rimbursueshme që përdoren për trajtimin e sëmundjeve kronike të frymëmarrjes – KLSh evidenton si sistemi i kontrollit të barnave është lënë i pambrojtur ndaj abuzimeve dhe se fondet e rimbursimit apo blerjeve publike mund të keqpërdoren lehtësisht Raporti i auditimit i Kontrollit të Lartë të Shtetit u prezantua sot nga Arben Shehu në Komisionin e përbashkët për Nismat Qytetare dhe në Komisionin e Ekonomisë. Në raport evidentohet se sektori i shëndetësisë paraqitet me probleme kritike, duke filluar nga një buxhet i nënfinancuar e...