Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Si u ndryshuan kriteret e tenderit?” Bardhi publikon përgjimin nga dosja Balluku
Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të PD, reagoi sot pas publikimit të përgjimeve nga dosja penale nr. 181, 2024, që lidhet me Zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Bardhi deklaroi se dosja tregon sesi funksionon shteti nën drejtimin e Edi Ramës dhe theksoi se opozita do të bëjë transparencë të plotë mbi aferën korruptive, duke denoncuar jo vetëm publikisht, por edhe institucionalisht në SPAK. “Ndjehem krenar që grupi ynë parlamentar denoncon aferat e kësaj qeverie dhe ndjek procedurat institucionale,” tha Bardhi. Ai theksoi se procesi penal nuk mund të konsiderohet i plotë pa kthimin e parave të korrupsionit në buxhetin e shtetit. Në një koment ironik, Bardhi shtoi se Belinda Balluku, nëse do të udhëhiqte procesin e integrimit europian, do t’u tregonte edhe partnerëve të BE-së “si...